top of page

Energji diellore

A e dini se e gjithë energjia që ne përdorim vjen nga dielli?

Ndoshta e dini që kjo është e vërtetë për panelet solare. Por, dielli është gjithashtu burimi i pashtershëm i energjisë së gjeneruar nga era, uji dhe lëndët djegëse fosile.

ele.png

Funksionon kështu; nxehtësia nga dielli krijon rrymat e ajrit dhe rrymat e ujit që lëvizin turbinat e erës dhe krijojnë fuqinë e damnave hidraulike. Ndërkohë, ngritja e diellit gjithashtu ndihmon bimët të rriten që në fund të fundit bëhen dru, qymyr dhe pastaj gaz.

 

Por, çka nëse e ndërprejmë gjithë këtë proces në mes (diell>bime>drunj>qymyr>pastaj>gaz, etj), dhe të marrim energjinë drejtpërdrejtë nga dielli — një energji që e përdorim dhe e kemi në dispozicion çdo ditë?

Ejani të kthehemi një hap prapa që të kuptojmë fuqinë e vërtetë dhe potencialin e diellit...

Dielli, është një sferë masive flakëruese e gazrave. Është 330,000 herë më shumë masa se toka. Në thelbin e ti, dielli është 15 milion gradë Celsius, që është 60,000 herë me e madhe se sa temperatura e furrës sonë kur pjeknim një pizza.

Dielli, jep shumë energji në hapësirë, si nxehtësinë ashtu edhe dritë, të dyja të quajtura Energji Solare apo Diellore. Nëse do të mund të shfrytëzojmë të gjithë energjinë diellore që arrin në sipërfaqen e tokës, kjo do të mund ta furnizonte me energji vazhdimisht nga një televizion 25 inç në çdo metër katrorë të tokës dhe prapë do te kishte energji të mbetur.

PO SOT?

Sot për sot, ne nuk po e përdorim gjithë këtë energji diellore. Në vend të kësaj, ne kryesisht mbështetemi në qymyr, naftë, gaz natyror dhe burime të tjera.

 

Por, këto burime nuk janë të ripërtrishme, që do të thotë se një ditë burimi tyre do të mbarojnë. Në fakt, nëse vazhdojmë të përdorim këto burime të pa ripërtrishme me ritmin që jemi duke përdore tani, nafta dhe gazi mund të shterren pas 50 viteve të ardhshme, dhe qymyri në 115 vitet e ardhshme. Jo vetëm që këto burime të pa ripërtrishme do të mbarojnë, por ato po ndotin edhe planetin tonë dhe po kontribuojnë në nxemje globale.

Në anën tjetër, Energjia e diellit, kurr nuk do të mbarojë, ose te paktën për 5 miliard vitet e ardhshme. Kjo e bën energjinë solare një burim të ripërtrishëm. 

Image by Kouji Tsuru

Po si e shfrytëzojmë ne energjinë solare?

Panelet diellore konvertojnë drejtpërdrejt rrezet e diellit në energji elektrike të ri-përtrishme duke përdorur materiale të speciale si silikoni.

Sasia e energjisë diellore që mund të shfrytëzojmë mund të ndryshojë bazuar në vendin ku jetojmë dhe kohën. Disa pjesë të botës marrin shumë më shumë diell se të tjerët, panelet solare në shkretëtirën e Saharasë do të prodhojnë më shumë energji sesa ato ndoshta ne Londër. Pra, prodhimi më i mirë është në vendet me diell, aty ky rrezet e diellit janë konstante, dhe më pak të prekura nga ndryshimi i stinëve, apo aty ku ditët janë më të gjata se sa netët.


Aktualisht, më pak se 2% e të gjithë energjisë së prodhuar dhe përdorur në SHBA vjen nga energjia diellore. Por, ndërsa më shumë studiues, qytetarë privatë, sipërmarrës dhe energji të qeverisë po njohin potencialin e tij të mahnitshëm, ne po shkojmë më pranë një shoqërie me energji diellore çdo ditë. Sa më shumë që avancojmë përdorimin e energjisë diellore, aq më e ndritshme mund të jetë e ardhmja jonë.

Image by Science in HD
ger.jpg

Në Gjermani, përderisa në vitin 2000 energjitë e ripërtëritshme përbënin vetëm 6.3% të kërkesës për energji elektrike, pjesa e saj është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, duke tejkaluar 10% në vitin 2005 dhe 25% në vitin 2013. Në vitin 2020 burimet e ripërtëritshme të energjisë prodhuan më shumë energji elektrike se të gjitha lëndët djegëse fosile (qymyr, gaz, naftë) së bashku dhe tani ofron 45.4% të kërkesave gjermane për energji elektrike. 

Image by Noah Silliman

Po sot...?

Sot, më shumë shkencëtar, familjarë, sipërmarrës dhe energji të qeverisë po njohin potencialin e mahnitshëm të energjisë solare, ne po ecim më pranë një shoqërie me energji diellore çdo ditë. Sa më shumë që avancojmë përdorimin e energjisë diellore, aq më e ndritshme mund të jetë e ardhmja jonë.


Dhe, Kosova nuk është me ndryshme nga pjesa tjetër e botës. vendi ynë ka mbi 280 ditë me diell në vit, klima është e shkëlqyeshme për fotovoltaikë (panele solare). Dhe, për fat të mirë, parlamenti ynë ka miratuar ligj që u mundëson banorëve të jenë në gjendje të shfrytëzojnë burimet e rinovueshme.


Gjithashtu, BE ka shumë subvencione dhe fleksibilitet financimi në Kosovë për ata që duan të bëhen të gjelbërta.

Image by Ernesto Velázquez
bottom of page